image Kurti me ish-presidentin e BERZH-it flasin rreth strategjive për dizajnimin e fondit sovran

Biznes

Kurti me ish-presidentin e BERZH-it flasin rreth strategjive për dizajnimin e fondit sovran

news image

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbajti sot një takim virtual me Sir Suma Chakrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), transmeton Gazeta Sinjali.

Chakrabarti bisedoi me anëtarët e kabinetit Qeverisës për përvojat e tij në luftimin e korrupsionit, dukuri e cila pengon zhvillimin ekonomik.

“Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran”, thuhet në një njoftim.

Teksa Kurti theksoi se prioritet i Qeverisë mbetet sigurimi sa më i shpejt i vaksinave, rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës. /Gazeta Sinjali/