Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka votuar për zgjedhjet e brendshme të VV-së. Ai është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes.
Pasi votoi, kryeministri Kurti është deklaruar para gazetarëve për grevën që po vazhdon të mbahet nga SBASHK-u.
Ai tha fjalë të ashpra për sindikalistët, të cilët i quajti “sindikalistë të PAN-it” koalicioni PDK-AAK-Nisma, që drejtohej nga Ramush Haradinaj.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it, të cilëve iu është këputur sahati më 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbim”, tha Kurti.
Përkundër që ende nuk ka asnjë marrëveshje Qeveri – SBASHK, Kurti shpreson që nesër të fillojë mësimi.
“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”.