image Kurti: Mbështetja e deputetëve gjermanë ishte vendimtare për hapin e fundit të Kosovës në KiE

Politikë

Kurti: Mbështetja e deputetëve gjermanë ishte vendimtare për hapin e fundit të Kosovës në KiE

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka folur me deputetët gjermanë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kurti ka theksuar se mbështetja e tyre është vendimtare për hapin e fundit që Kosova të anëtarësohet në atë institucion evropian. 

“Biseduam me deputetë gjermanë, miq të Kosovës nga SPD, CDU, FDP dhe të Gjelbrit për kërkesën tonë për pranim në SE. Mbështetja e tyre ishte vendimtare dhe vazhdon të jetë jetike për hapin e fundit për Kosovën, demokracinë më të re në Evropë dhe më demokratike në rajon, për të marrë një vend të merituar në organizatën më të vjetër të kontinentit”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

/GazetaSinjali/