image Kurti: Kushtetuesja na rrëzoi dy ligje, zgjodhi të vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën tonë

Politikë

Kurti: Kushtetuesja na rrëzoi dy ligje, zgjodhi të vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën tonë

news image

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për rrëzimin e dy ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se kjo do të pengojë “ndjekjen e krimit” dhe reformën e synuar nga ata në sistemin e drejtësisë.

“Kemi hartuar dhe miratuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ashtu siç kemi miratuar edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili në seancën e radhës do të votohet në lexim të dytë. Për më shumë prokurorë efikas dhe të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur. Të dy këto ligje si reforma thelbësore për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit u konsultuan edhe me Komisionin e Venecias që i aprovoi të dy këto”

Duke thënë se nga këto ligje ka dobi publike karshi pasurimit të pabazë, kriminal e individual, Kushtetuesja zgjodhi ndryshe.

“Me gjithë këto, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me ligjin për byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke treguar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses në raport me gjysmën tjetër.”

/GazetaSinjali/