image Kurti: Kosovës i duhet një kryeprokuror i guximshëm, punëtor e energjik

Drejtësi

Kurti: Kosovës i duhet një kryeprokuror i guximshëm, punëtor e energjik

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar tejet të rëndësishëm për vendin intervistimin e kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional, të guximxhëm, punëtor e energjik, raporton Gazeta Sinjali.

“Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se pret që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

Ndryshe, procesi i intervistimit të kandidatëve do të zhvillohet sot.

Të drejtën për aplikim e kanë shfrytëzuar gjashtë prokurorë, të cilët kanë dorëzuar aplikacionet brenda afatit të përcaktuar me konkurs.

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:

1.      Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Postimi i plotë i Kurtit:

/GazetaSinjali/