Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ka thënë se kontributi i diasporës është i pamatshëm për vendin tonë.
Kurti deklaroi se diaspora është një urë lidhëse e Kosovës me botën dhe se historikisht ka kontribuar edhe përmes remitancave.
“Diaspora është një urë lidhëse e atdheut tonë me botën. Kontributi i diasporës është i pamatshëm, duke përfshirë edhe ndërtimin e shtetit tonë. Gjatë orëve të errëta qytetarët tanë në diasporë folën për ata që nuk mundën flasin gjatë luftës. Ata folën për krimet dhe gjenocidin që pati në vendin e tyre. Historikisht, diaspora jonë vazhdon të kontribuojë në mënyrë vitale përmes remitencave”, tha ai.