image Kurti për takimin me Vuçiqin në Bruksel: Do të diskutohet për dialogun e ardhshëm, jo atë të mëhershëm

Politikë

Kurti për takimin me Vuçiqin në Bruksel: Do të diskutohet për dialogun e ardhshëm, jo atë të mëhershëm

news image

Kryeminstri Albin Kurti ka folur për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që pritet të mbahet në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se ky takim nuk është vazhdim i dialogut, por do të diskutohet për një kapitull të ardhshëm të këtij procesi.

“Në Kuvend do të kemi një diskutim për procesin e dialogut, të shohim ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të dikurshme. Takimi në Bruksel nuk është takim i vazhdimit i dialogut, është takimi i parë ku pritet ta kemi përballë presidentin e Serbisë, më të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë. Aty mund të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut, për dialogun e ardhshëm por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, ka thënë Kurti para gazetarëve. /GazetaSinjali/