image Kurti ia thotë disa fjalë ambasadores franceze për dialogun me Serbinë

Politikë

Kurti ia thotë disa fjalë ambasadores franceze për dialogun me Serbinë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, transmeton Gazeta Sinjali.

Veç tjerash në këtë takim është folur edhe për dialogun me Serbinë, teksa Kurti tha se ky dialog duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor.

“Kryeministri në ardhje, z. Kurti foli edhe për sjelljen e qeverisë së re karshi opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe frymën më të shtruar të bashkëpunimit për çështje që janë në interes të zhvillimit, sigurisë dhe progresit tonë si shoqëri e si shtet. Në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku z. Kurti kujtoi që dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Kurse ambasadorja Butel porositi formimin sa më të shpejt të institucioneve. /Gazeta Sinjali/