Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, para pak minutash kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku janë pritur nga kryeministra i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.
Nga ora 09:20, Kurti do të ketë takim me ta, ndërsa në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.
Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.