image Kurti i përgjigjet Haradinajt për gazsjellësin Shkup – Prishtinë: Pas një muaji nënshkruajmë kontratë me MCC-në

Kurti i përgjigjet Haradinajt për gazsjellësin Shkup – Prishtinë: Pas një muaji nënshkruajmë kontratë me MCC-në

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, për financimin e projektit për gazsjellësin Shkup – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

 “A ka ndonjë mënyrë të re të financimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë”, ka qenë një prej pyetjeve të Haradinajt.

Lidhur me këtë pyetje është përgjigjur kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se edhe nëse do të bëhet gazsjellësi, ndërtimi nuk do të fillonte sivjet, derisa ka thënë se pas një muaji do të nënshkruajnë marrëveshjen me MCC-në.

“Sa për gazsjellësin, edhe nëse do të bëhet, ndërtimi nuk do të fillonte sivjet. Por pas një muaji do të nënshkruajmë në Washington DC marrëveshjen me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”, ka thënë kryeministri Kurti në seancë.

/GazetaSinjali/