image Kurti i brengosur për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë: I dyshuari pa mëdyshje do të del para drejtësisë

Politikë

Kurti i brengosur për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë: I dyshuari pa mëdyshje do të del para drejtësisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas plagosjes së dy qytetarëve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës.

Kurti ka thënë se është i brengosur për plagosjen e dy qytetarëve serbë. Ai shtoi se i dyshuari është kapur nga Policia e Kosovës dhe shtoi se i dyshuari “pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”.

Postimi i plotë:

E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

/GazetaSinjali/