image Kurti fton diasporën të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit

Diasporë

Kurti fton diasporën të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.

Ai tha se ky është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që sipas tij, duhet të zgjasë rreth 10 minuta.

“E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm. Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit”, tha ai.

/GazetaSinjali/