image Kurti fluturon drejt Brukselit për takimin me Vuçiqin

Politikë

Kurti fluturon drejt Brukselit për takimin me Vuçiqin

news image

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel, ku pritet të ndodhë takimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti sot është detyruar të dalë në mes të takimit të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve – me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve, duke thënë se do të udhëtojë jashtë vendit.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 euro. Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

/GazetaSinjali/