image Kurti flet rreth mundësisë që të hetohet pasuria e diasporës

Politikë

Kurti flet rreth mundësisë që të hetohet pasuria e diasporës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje me hetimin e mundshëm të pasurisë së diasporës.

Sipas Kurtit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi që ata nuk janë zyrtar publik.

“Pasuria e diasporës nuk do të hetohet se ata nuk janë zyrtar publik mund të ketë raste të rralla për shembull kur një zyrtar publik apo politikan mund ta ketë fshehur ose dërguar pasurinë te ndonjë i afërt në diasporë dhe byroja do të detyrohet të bashkëpunoj me atë shtet të caktuar për verifikimin e asaj pasurie”, deklaroi Kurti.

Po ashtu, Kurti ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës.

“Byroja nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës. Me diasporën mund të ketë raste të rralla, nëse pasuria është transferu në shtetet tjera. Byroja i merr të dhënat përmes bashkëpunimit të saj me projektligjin dhe do t’i mundësohet qasja me agjenda shtetërore dhe në rastet kur marrja e të dhënave do të jetë sipas standardeve ligjore vetëm atëherë do të konsiderohet e dhëna ligjore e faktike. Në raste kur byrosë nuk i ofrohen ato të dhëna, atëherë byroja ka të drejtë t’i kërkojë ato të dhëna përmes Gjykatës”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/