image Kurti flet për Asociacionin thotë se Kushtetuesja nuk e lejon, jo ai si kryeministër - Sinjali

Kurti flet për Asociacionin thotë se Kushtetuesja nuk e lejon, jo ai si kryeministër

news image

Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit që po e bën në Këshillin e Atlantikut ka folur edhe për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Kurti vlerëson se institucionet e Kosovës si Kushtetua dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e lejojnë asociacionin e komunave serbe, e jo vetë si kryeministër i këtij mandati.

“Asociacioni i komunave të Serbisë është arritur në Bruksel në gusht të vitit 2015 dhe nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës para se edhe pala serbe të pajtohej se mund të trajtohej si çështje e Gjykatës Kushtetuese”.

“Plani i Ahtisarit i cili ishte një kompromis dhe është i përfshirë në kushtetutën tonë thotë se Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike. Por, një etni nuk është e mundur, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 23 dhjetor 2016, më kujtohet shumë mirë se asnjë nga shtatë kapitujt e marrëveshjes nuk është në përputhje me Kushtetutën tonë dhe të gjitha së bashku janë shkelur 23 nene, pra janë institucionet e shtetit, jo unë si kryeministër që nuk e lejoj asociacionin e komunave serbe”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin