image Kurti edhe sot takime të rëndësishme në Mynih, tregon për ato që i ka zhvilluar dje - përmend dialogun

Politikë

Kurti edhe sot takime të rëndësishme në Mynih, tregon për ato që i ka zhvilluar dje – përmend dialogun

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për të gjitha takimet që ka zhvilluar në Mynih. Ai është takuar me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vendet mike.

Gjatë takimeve është diskutuar për procesin integrues të Kosovës. Por vend ka zënë edhe tema e dialogut Kosovë-Serbi, specifikisht plani franko-gjerman.

“Në takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, diskutuam për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga ShBA-të dhe Italia.

Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Qeverisë sonë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ishin në qendër të takimit me Presidenten e BERZh-it, Odile Basso.”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0HsjciyMSTmRKAkJdB2QzqBPxEMtzcnMr4pgzNk3rTZtnCzvLbG4dP5apuL61GMZLl

/GazetaSinjali/