image Kurti e merr një ‘po’ nga Haradinaj, në pritje të Abdixhikut dhe Krasniqit

Politikë

Kurti e merr një ‘po’ nga Haradinaj, në pritje të Abdixhikut dhe Krasniqit

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive opozitare. Aty thuhet se këta të fundit janë të ftuar në zyrën e kryeministrit, për të biseduar rreth temave të fundit që janë rezultat i takimeve që kanë ndodhur javën e fundit në Bruksel.

Përderisa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar ftesën dhe pjesëmarrjen në takimin e nesërm, një përgjigje nuk ka ardhur akoma nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me kryetarët e dy partive, por edhe me zyrtarët të lartë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, Kurti dje në një mbledhje të partisë tregoi se i ka thirrur liderët opozitarë për takim.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitar për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha Kurti dje.



/GazetaSinjali/