image Kurti për Xhemajl Mustafën: Ishte i dashur dhe i kredhur në mendime

Kosovë

66-vjetori/ Kurti për Xhemajl Mustafën: Ishte i dashur dhe i kredhur në mendime

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar 66-vjetorin e lindjes së ish anëtarit të LDK-së Xhemajl Mustafa.

Kurti ka shkruar se ende askush nuk u gjykua e dënua për vrasjen e tij.

Kryetari i Vetëvendosjes thotë se Mustafën e mban mend si burrë të mirë, të qetë e të kredhur në mendime.

“Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, ka shkruar mes tjerash Kurti, duke e publikuar edhe një poezi të Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin, e shkruar në vitin 1972.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/667071680459386

Kurti është kritikuar disa herë se ka refuzuar që ta vizitojë varrin e presidentit historik, Ibrahim Rugovës. Megjithatë, ky përkujtim i Kurtit ndaj një figure shumë të rëndësishme të LDK-së, siç ishte Xhemajl Mustafa, duket se është një reflektim. /Sinjali