image Osmani dhe Kurti shkarkojnë zv-drejtoreshën e AKI-së - Sinjali

Osmani dhe Kurti shkarkojnë zv-drejtoreshën e AKI-së

news image

Presidenca njofton për shkarkimin nga detyra e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni. Vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6, par.4 të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008).

Sipas këtij vendimi, zv-drejtoresha obligohet që të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materiale, me të cilat ka qenë e ngarkuar.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.

Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhet në njoftim.

Ajo po ashtu është paralajmëruar se nëse zbulon ndonjë informacion që ka mësuar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ajo kryen vepër penale.

Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, 30 qershor 2021./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin