image Kurti dhe Haradinaj përkujtojnë të pagjeturit

Kosovë

Foto/ Kurti dhe Haradinaj përkujtojnë të pagjeturit

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i VV-së, Albin Kurti, kanë përkujtuar të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.

Haradinaj ka bërë homazhe te obelisku i të pagjeturve, duke thënë se ata janë plaga më e madhe që na përcjellë secilën ditë.

“Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron!”, ka shkruar Haradinaj

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1327006720757072

Edhe lideri i VV-së, Albin Kurti bashkë me anëtarë tjerë të partisë, bënë homaxhe në sheshin “Skënderbeu”, para përmendores dedikuar të pagjeturve të luftës.

Në reagimin e VV-së në Facebook, thuhet se fati i të pagjeturve është i lidhur ngushtë me fatin tonë.

“Prej luftës së fundit në Kosovë fati i 1652 të pagjeturve ende mbahet peng në errësirat e zyrave të shtetit serb. Familjarët e tyre ende kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë për ta. Fati i të pagjeturve është ngushtësisht i lidhur me fatin tonë, të mos kërkosh drejtësi për ta do të thotë ta zhdukësh veten prej drejtësisë. Paqja, ardhmëria dhe zhvillimi nuk e mbushin kurrë boshin dhe mungesën e tyre. Brenga për të pagjeturit na mëson se paqen në jetë e sjell vetëm vendosja e drejtësisë”, shkruhet në reagimin e VV-së. /Sinjali

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1327006720757072