image Kurti: Deputetët zviceran ripërsëritën mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë

Kurti: Deputetët zviceran ripërsëritën mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Këshillit Kombëtar Zviceran, Eric Nussbaumer, bashkë me deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Miqësisë, Kosovë – Zvicër.

Kurti tha se gjatë takimit u fol për përparimin, sipas tij, të shpejtë demokratik dhe ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit.

“Deputetët ripërsëritën gjithashtu mbështetjen e qartë të Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresën e tyre se ratifikimi i ardhshëm i marrëveshjes EFTA do të shërbejë si shtysë për një përpjekje më të gjerë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve tona”, shkroi Kurti.

Kreu i qeverisë po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër, ku do të takohet edhe me mërgatën kosovare atje.

/GazetaSinjali/