image Kurteshi: Në zgjedhjet e 14 shkurtit pati vjedhje industriale të votave

Kurteshi: Në zgjedhjet e 14 shkurtit pati vjedhje industriale të votave

news image

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur vjedhje industriale të votave.

Madje, ai ka thënë se në këtë proces zgjedhor janë kryer vepra të rënda penale për të cilat duhet të futen në burg ata që i kanë kryer.

“Vetëm luga e di çka ka tenxherja. Atë çka ka tenxherja ne po e themi në mbledhje dhe kur s’po iu pëlqen po e lënë mbledhjen. Ne po themi ka shkelje, ka manipulim, ka vjedhje industriale të votave, ka korrupsion, mosdije, mosprofesionalizëm. Ne për këtë e kemi tërhequr vërejtjen. Ka Prokurori që s’është në gjendje t’i kryejë punët e veta, polici që s’është në gjendje ta kryejë punën”, tha Kurteshi për Klan Kosova.

“Kjo çka ka ngjarë në këto zgjedhje me mënyrën e organizimit të tyre në pjesën veriore dhe me çështjen e votave nga jashtë, është lëndë për gjykatën. Këtu ka vepra të rënda penale nga KQZ-ja dhe ka vend për burg”, tha ai.

Ai gjithashtu mohoi se përplasjet me Dakën janë personale, por thotë se janë kundër ndryshimit të qasjes në KQZ.

“Daka s’mund të pajtohet me këtë ndryshim sepse deri tash ka shkuar si ka shkuar. KQZ ka qenë e shndërruar, jo veç me fajin e saj por shumë për fajin e saj, në makinë votimi. Ka pasë mbështetje nga partitë PDK, LDK dhe gjithashtu nga AAK dhe Nisma. Kjo më nuk vlen. Unë nuk kam simpati apo antipati ndaj askujt. Fryma e transparencës ka ardhur”, tha Kurteshi.

/GazetaSinjali/