image  “Kursim apo shpenzim?" - Dritat qëndrojnë të ndezura edhe në pikë të ditës në Prizren

Sinjalizime

 “Kursim apo shpenzim?” – Dritat qëndrojnë të ndezura edhe në pikë të ditës në Prizren

news image

Gjithandej po bëhen thirrje për kursim të energjisë, duke paralajmëruar një krizë energjetike, që do e kaplojë Kosovën këtë dimër. Por, kjo gjë siç duket nuk po merret seriozisht edhe nga komuna të ndryshme të vendit tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar foto nga Komuna e Prizrenit, ku gjatë ditës shihen dritat e ndezura nëpër rrugët kryesore të qytetit, pa pikë nevoje.

Sugjerimet dhe këshillat për kursime të energjisë po vazhdojnë të jenë të shumta, por zbatimi i këtyre kërkesave, po shkon në vesh të shurdhër, siç po shihet nga pamjet e mëposhtme.

/GazetaSinjali/