image Kurani digjet në Malmo një ditë para Eurovisionit

Evropë

Kurani digjet në Malmo një ditë para Eurovisionit

news image

Libri i shenjtë islam Kurani është djegur në Malmo të Suedisë.

Policia suedeze kishte dhënë lejen që Kurani të digjej gjatë një tubimi të organizuar një ditë para se të nisë Eurovisioni.

Gjatë djegies kanë marrë pjesë qindra qytetarë.

Mediat suedeze kanë raportuar se policia ka marrë kërkesa të ngjashme edhe për tubimet e të shtunës dhe të dielës.

Videon e djegies së Kuranit e ka postuar një faqe e dyshimtë me përmbajtje pro-izraelite në “X”.

Edhe gjatë vitit të kaluar në Suedi është djegur Kurani.

Kjo nxiti reagimin e Turqisë që i bëri thirrje Suedisë të ndalonte djegien e librave të shenjtë.

/GazetaSinjali/