image Kur propozimi për martesë vjen aty ku nuk e pret

Modë & Stil

Befasi/ Kur propozimi për martesë vjen aty ku nuk e pret

news image

Një befasi tejet e këndshme e priti një vajzë të re në Aeroportin e Prishtinës, sapo ajo erdhi nga Anglia.

I dashuri Leotrimi, kishte vendosur që t’i propozonte martesën qysh në momentin e parë të ardhjes së saj në Kosovë.

Dhe kjo ishte krejt e papritur për Mërgimen. Sapo ajo doli nga aeroporti, dëgjoi tingujt e violinës, të cilën Leotrimi e kishte aranzhuar për të. E më pas, para saj u shfaq i dashuri që po e priste i cili i ra në gjunjë dhe i propozoi martesë.

E befasuar dhe mes emocionesh Mërgimja tha “PO”, ndërsa të gjithë dëshmitarët e kësaj ngjarje romantike i duartrokitën çiftit të ri.

Propozimin për martesë, Leotrimi e kishte planifikuar së bashku me prindërit e tij./Sinjali/

Për më shumë rreth këtij momenti videon e plotë mund ta shikoni këtu.