Një befasi tejet e këndshme e priti një vajzë të re në Aeroportin e Prishtinës, sapo ajo erdhi nga Anglia.
I dashuri Leotrimi, kishte vendosur që t’i propozonte martesën qysh në momentin e parë të ardhjes së saj në Kosovë.
Dhe kjo ishte krejt e papritur për Mërgimen. Sapo ajo doli nga aeroporti, dëgjoi tingujt e violinës, të cilën Leotrimi e kishte aranzhuar për të. E më pas, para saj u shfaq i dashuri që po e priste i cili i ra në gjunjë dhe i propozoi martesë.
E befasuar dhe mes emocionesh Mërgimja tha “PO”, ndërsa të gjithë dëshmitarët e kësaj ngjarje romantike i duartrokitën çiftit të ri.
Propozimin për martesë, Leotrimi e kishte planifikuar së bashku me prindërit e tij./Sinjali/
Për më shumë rreth këtij momenti videon e plotë mund ta shikoni këtu.