Muaj më parë, Dafina Zeqiri mori një vendim të rëndësishëm që tronditi botën e muzikës shqiptare – shkëputjen nga skuadra e saj menaxheriale “Moneyz”, e cila kishte qenë pjesë kyçe e rrugëtimit të saj artistik që nga fillimi.
Nga menaxheri kryesor e deri te personat që kujdeseshin për sigurinë dhe logjistikën financiare, Dafina vendosi të ndërpresë çdo lidhje me strukturën e vjetër. Ky ndryshim u bë edhe më i bujshëm kur ish-bashkëpunëtorët e saj kaluan te artisti Mossi, duke konfirmuar se ndarja ishte përfundimtare dhe aspak paqësore.
Në një reagim publik, Dafina zgjodhi të flasë hapur për këtë ndarje, duke theksuar: “Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllun ke qenë. Tash? E lirë. E lumtur. E shëndetshme.”.
Këngëtarja ka bërë të ditur se tashmë është e rrethuar nga një ekip i ri profesional, me të cilin synon një fazë të re dhe të pavarur të karrierës: “Ekipi i ri. Synime të reja. Kapitull i ri.”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!