image Kur do të mbërrijnë Javelin-ët në Kosovë dhe për çka shërbejnë, përgjigjet ministri i Mbrojtjes

Siguri

Kur do të mbërrijnë Javelin-ët në Kosovë dhe për çka shërbejnë, përgjigjet ministri i Mbrojtjes

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së fundmi ka folur për anti-tanket Javelin, duke treguar se kërkesa për t’i blerë atoishte bërë në mars të vitit 2022 dhe më 11 janar kjo kërkesë është pranuar nga Departamenti i Shtetit me ç’rast është proceduar për në Kongresin amerikan, raporton Gazeta Sinjali.

I pyetur se kur do të mbërrijnë në Kosovë, Maqedonci u shpreh se posedimi me to tashmë është çështje e komunikimit me prodhuesin.

“Tash është çështje e komunikimit me prodhuesin. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme pranimi i kërkesës nga Departamenti i Shtetit, pra kemi një periudhë goxha të gjatë që kjo kërkesë është shqyrtuar por nuk është pranuar dhe dërguar në Kongresin amerikan. Unë kam pasur rast që gjatë vizitës në dhjetor të takoj James O’Brien, ku njëra ndër pikat që kemi diskutuar ka qenë edhe përshpejtimi i procedurave për pranimin e kërkesës për Javelin, por edhe për aspekte tjera bashkëpunimi. Po ashtu kam diskutuar edhe në departamentin e mbrojtjes për Javelin dhe sistemet e armatimit por edhe bashkëpunimin e mëtejshëm me SHBA”, tha Maqedonci.

Ministri po ashtu ka mohuar pretendimet se kjo pajisje e Forcës së Sigurisë me Javlin është bërë duke kalkuluar në tanket e Serbisë.

”Nuk kemi kalkuluar në tanket e Serbisë, kemi kalkuluar në nevojën e forcës sonë, me nevojën për mbrojtjen e territorit dhe kemi kalkuluar me nevojën që ka dalë nga planet e ndryshme që i bëjmë. Por edhe me nevojën që këto pajisje dhe sistem të armatimit mund të përdorën edhe në situatë në rast që aleatet kanë ndonjë operacion”, ka thënë ai në Pressing.

/GazetaSinjali/