Google pritet të vazhdojë traditën me lansimin e telefonave të rinj të serisë Pixel. Sipas raportimeve të fundit, kompania planifikon ta bëjë zyrtare serinë Pixel 10 më 13 gusht, të njëjtën datë kur vitin e kaluar prezantoi Pixel 9.
Megjithëse më herët ishte përfolur se prezantimi mund të ndodhte më herët, spekulimet e fundit hedhin poshtë këto zëra, duke sugjeruar se Google po i qëndron besnik kësaj date, e cila duket se po shndërrohet në një simbol të qëndrueshmërisë për të – ndoshta edhe një datë me fat.
Pixel 10 pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme teknologjike. Pajisjet do të fuqizohen nga çipseti i ri Tensor G5, i pari në linjën Pixel që nuk prodhohet më nga Samsung, por nga kompania tajvaneze TSMC, e njohur për efikasitet dhe performancë të lartë.
Gjithashtu, duke qenë se Google planifikon ta publikojë Android 16 gjatë këtij muaji, pritet që Pixel 10 të jetë ndër telefonat e parë që do të vijnë me këtë version të ri të sistemit operativ.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!