image Kur do të bjerë shi e kur borë?, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi/ Kur do të bjerë shi e kur borë?, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Sipas Shërbimit të meteorologjisë, mëngjesin e së enjtes në vendin tonë do të mbretërojë mot i ftohtë, e që gjatë ditës pritet të ngriten temperaturat dhe të mbajë mot kryesidht me diell. Kurse, e premtja pritet të jetë ditë e vranët dhe me reshje të vazhdueshme shiu, ndërkaq në viset malore edhe me reshje bore.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se cikloni Tomris nga Atlantiku do të depërtojë mbi Evropën qendrore, e ditën e premte një sistem frontal nga ky ciklon do të kalojë mbi vendin tonë, që pritet të sjellë reshje shiu, e në vise kodrinore-malore borë.

Sipas PW, nga fundjava fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi vendin tonë që do të favorizojnë mot të butë dhe kryesisht me diell.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e premte dhe shtunë kohë pas kohe do të zbresin në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes pritet të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, thekson PW.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 2C, ndërsa maksimalet nga 8C deri në 13C.

Parashikimi për periudhën 1317 shkurt:

13.02 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë dhe kryesisht me diell.

14.02 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, ku gjatë ditës do të jenë më të vazhdueshme. Në vise kodrinore-malore reshje bore.

15.02-16.02 – Të shtunën kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel kryesisht me diell.

17.02 – Butë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet nga 8C deri në 13C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe veriperëndimi 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e ditën e premte rënie./Gazeta Sinjali/