Vesmira Haxhaj – Haradinaj, kunata e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Marketingut në Telekomin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, Fadil Lepaja.
“E konfirmoj informacionin e juaj. Zonja Vesmira Haxhaj – Haradinaj ka ofruar dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së marketingut”, thuhet në përgjigjen e Lepajës për Sinjalin./Gazeta Sinjali/