image Kultivuan mbi 1.7 ton kanabis në 4 sera në Berat, jepet dënimi për 17 të pandehurit

Shqipëri

Kultivuan mbi 1.7 ton kanabis në 4 sera në Berat, jepet dënimi për 17 të pandehurit

news image

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 17 të pandehurit e akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kultivoi mbi 1.7 ton kanabis në katër sera në zonën e Beratit gjatë viteve 2021-2022.

Dy të konsideruarit si drejtues të grupit, Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, u dënuan me nga 8 vjet e 8 muaj burg secili, pasi përfituan ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Ndërkohë, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema morën secili nga 5 vjet e 4 muaj burg.

Për Drita Memën dhe Izmire Memën, gjykata vendosi nga 4 vite burg, por pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë trevjeçare.

Çështja lidhet me kultivimin e katër serave me kanabis në qarkun e Beratit, ku sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal kishte organizuar aktivitetin e paligjshëm gjatë viteve 2021-2022. Vendimi i GJKKO vjen pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj të gjithë të pandehurve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/