Kur kukullat e seksit nisën të prodhoheshin në masë, pritshmëritë ishin që kërkesat më të mëdha do të ishin për kukulla që u ngjanin celebriteteve.
Por në fakt nuk ndodhi kështu. Kërkesat më të mëdha të konsumatorëve duket se janë modelet që u ngjajnë shoqeve, apo të dashurave të shokëve të tyre.
Prodhuesi Silicone Sex World thotë se kukullat që u ngjajnë personazheve të famshme nuk janë aq popullore sa mund të imagjinohet dhe shumë kërkojnë kukulla që u ngjajnë femrave të zakonshme.
“Ka nga ata që kërkojnë kukulla që u ngjajnë celebriteteve, megjithatë nuk janë aq të preferuara. Marrim edhe kërkesa të çuditshme, si kukulla që u ngjajnë të dashurave të miqve”, tregon specialisti i produktit Andy Phelps për The Daily Star.
Kukullat e seksit janë një prej produkteve më të shtrenjta në biznesin e lodrave të seksit. Në 2020-n, vlera e këtij biznesi pritet të kapë shifrën prej 38 miliardë funta.
Këto kukulla kushtojnë mbi 15 mijë funta. Nëpër Europë dhe Amerikë, tanimë po përhapen edhe vende ku njerëzit mund t’i provojnë ato.