Trajneri i mirënjohur i xhudos Driton Kuka, ka uruar Fitër Bajramin, për të gjithë shqiptarët e besimit Islam.
Kuka tha se shpreson që të ketë solidaritet e harmoni mes nesh.
“Gjithë shqiptarëve të besimit Islam ju uroj festën e Bajramit! Me shpresë për solidaritet e harmoni mes nesh. Tolerancë e paqe në mbarë botën mes popujsh pa dallim race e përkatësie fetare”, ka shkruar trajneri Kuka.