Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka emëruar bashkëpartiakun e tij, Kujtim Gashin, nënkryetar të kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të publikuar në webfaqen e Komunës.
“Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20-vjeçare. Po ashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/