image Kujdes! WhatsApp mund të hakohet vetëm nga një GIF

Teknologji/ Kujdes! WhatsApp mund të hakohet vetëm nga një GIF

news image

Platforma “WhatsApp”, e cila është nën pronësi të rrjetit social Facebook, ka rregulluar një problem me sigurinë, i cili i lejonte hakerave të hakonin llogaritë duke nisur një GIF si mesazh.

Pajisjet që funksiononin me Android 8.1 dhe 9 ishin më të rrezikuarat.

Këtë e zbuloi një studiues, i cili e bëri publik problemin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i “WhatsApp” tha për CNN Business se nuk ka gjasa që hakerimi të jetë përhapur në masë, por vetëm në raste sporadike.

Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se kjo prek çdo përdorues, sepse ne jemi gjithmonë duke punuar për të siguruar karakteristikat e fundit të sigurisë për përdoruesit tanë.”/Gazeta Sinjali/