Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe në Kllokot është kufizuar ofrimi i shërbimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak se disa zyrtarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe se deri në një njoftim tjetër qendra në Obiliq do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.
Po ashtu, edhe Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, ka kufizuar ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.
“Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta, në këtë rast Qendra me e afërt është në Viti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPB-së./Gazeta Sinjali/