image Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Siguri

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të rikthehet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/