Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka dalë para Gjykatës Speciale, nën akuzën për pengim të drejtësisë ku ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur.
Madje ai është shfaqur i gatshëm që t’i jap të gjitha fjalëkalimet që lidhen me kompjuterin e tij.
“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që më janë kërkuar dhe jam i gatshëm t’i jap edhe të tjerat, nëse është fjala për kompjuterin, dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi Kuçi.