Ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, e ka mohuar se ka qenë cak i bastisjes së shtëpisë së tij nga Specialja.
Kuçi tha se ka pasur një kontakt rreth punës që bën e jo bastisje siç po raportohet në media.
“Jo, nuk ka pas bastisje. S’ka pas bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, tha Kuçi për Klanin.
Ai është i angazhuar si këshilltar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë.
Sot, bastisje po kryhen që nga mëngjesi në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.