image Kuçi e Ahmeti vënë në fokus bashkëpunimin në projekte dhe shërbime më të mira publike të kryeqytetit

Kosovë

Kuçi e Ahmeti vënë në fokus bashkëpunimin në projekte dhe shërbime më të mira publike të kryeqytetit

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në këtë takim është diskutuar një sërë temash, që kanë vënë fokus në funksionimin më të mirë në këtë periudhë të të gjitha shërbimeve publike që varen nga Ndërmarrjet Publike Qendrore.

“Të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet e mëhershme mes Komunës së Prishtinës dhe resoreve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit do të konsiderohen dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin. Prishtina është kryeqytet dhe ne e dijmë rëndësinë e funksionimit të rregullt në kryeqytet. Këtu hyjnë edhe shërbimet publike që kryhen nga Ndërmarrjet Publike Qendrore, që janë fushëveprim i ministrisë sonë. E njëjta do të jetë edhe për temat e Mjedisit apo edhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë ministri Blerim Kuçi.

Në anën tjetër, kryetari Shpend Ahmeti u shpreh i gëzuar me një qasje të tillë bashkëpunimi nga ministri Kuçi, duke e falënderuar dhe u treguar i gatshëm për secilin bashkëpunim që ofrohet.

Në këtë takim u nënshkrua edhe një memorandum mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit që për 10 vitet e ardhshme do t’i sigurojë Komunës së Prishtinës një hapësirë për Pikën Informuese Turistike. /Gazeta Sinjali/