Pushimet e shkurtra në destinacione unike po fitojnë popullaritet, dhe një trend i ri që po rritet është ai i udhëtimeve nëpër vreshta. Sipas analizës së faqes së sigurimeve QuoteZone, rajoni i La Riojas në Spanjë është zgjedhur si destinacioni më i mirë për një pushim të këndshëm në kantina vere, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky rajon historik, i njohur për prodhimin e verës prej më shumë se 2,000 vjetësh, ka rreth 600 kantina dhe një sipërfaqe prej 65,000 hektarësh me vreshta. La Rioja spikat jo vetëm për cilësinë e verës, por edhe për klimën e favorshme, me reshje të pakta shiu falë mbrojtjes nga malet përreth.
Në këtë indeks janë marrë parasysh kostoja mesatare e tureve në kantinë, qëndrimi në hotel për tre netë dhe çmimet e verës, si dhe kushtet klimatike. Për shembull, një shishe vere në La Rioja kushton rreth 22 paund, ndërsa një tur në kantinë rreth 19 paund, çmime më të përballueshme se në rajone të tjera të njohura si Bordoja apo Piemonte.
Rajonet italiane Piemonte dhe Toskanë u renditën në vendet e dyta dhe të treta, ndërsa në listën e dhjetë më të mirave përfshihen edhe Bordeaux në Francë, Lugina Douro në Portugali, Champagne dhe Burgonja në Francë, si dhe rajone të tjera të njohura në Evropë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!