image “Ku i kanë marrë uniformat dhe armët” – Si u kap Vuçiq dje me gazetaren që e zuri ngushtë në konferencë

Politikë

“Ku i kanë marrë uniformat dhe armët” – Si u kap Vuçiq dje me gazetaren që e zuri ngushtë në konferencë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në më shumë se 40 minuta konferencë tentoi të viktimizohej, duke u munduar ta heqë përgjegjësinë nga Serbia dhe akuzuar serbët nga Kosova që kanë bërë një veprim të tillë, që çoi në vrasjen e policit, Afrim Bunjaku.

Fajin për ngjarjet në veri ia hodhi kryeministrit Kurti, duke thënë se serbët lokalë në veri kanë reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia nuk ishte e përfshirë në këtë situatë, dhe krejt kjo ishte reagim nga serbët e veriut. Kjo, që në fakt po del se nuk është aspak e vërtetë.

Një gazetare nga televizioni N1 e pyeti Vuçiqin se ku i kanë marrë atëherë këta serbë armët dhe uniformat. Vuçiq reagoi ashpër, duke i thënë se ajo po e akuzon Serbinë për përfshirje në këtë rast.

“Këto nuk janë uniforma të ushtrisë dhe policisë serbe. Ato blihen kudo në treg dhe mund të merren kudo, ashtu si armët”, ka theksuar Vuçiq.

/GazetaSinjali/