image Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë - a do të rritet presioni për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi?

Politikë

Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë – a do të rritet presioni për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi?

news image

Donald Trump dje u bë Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fitorja e tij nuk do të ndikojë vetëm në shtetin që do ta drejtojë nga janari, por në gjithë botën.

Por, si do të jetë me Kosovën?

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë më bazë në Uashington, thotë se kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh karshi politikes së deritashme amerikane për Kosovën.

Shtuni thotë për REL se në raportet me Kosovën, SHBA-ja do të këtë një përqendrim më të madh në çështjen e dialogut mes Kosovë dhe Serbisë, duke mos përjashtuar rritjen e presionit për përfundimin e procesit të dialogut në Bruksel.

/GazetaSinjali/