image Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka, mbi 400 besimtarë nisen për në Prishtinë

Kosovë

Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka, mbi 400 besimtarë nisen për në Prishtinë

news image

Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka ka nisur. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se një grup prej 473 besimtarësh ka lënë Aeroportin e Medinës dhe është nisur drejt Prishtinës.

Sipas njoftimit të BIK-ut, haxhilerët pritet të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 11:00, duke përmbyllur kështu një udhëtim të shenjtë dhe të paharrueshëm.

Ky grup është pjesë e një prej grupeve të organizuara nga BIK për realizimin e Haxhit këtë vit. Bashkësia Islame ka shprehur mirënjohjen për të gjithë haxhilerët për besimin dhe devotshmërinë e treguar gjatë qëndrimit në vendet e shenjta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/