image Kthehet vapa në Kosovë, shihni temperaturat

Kosovë

Kthehet vapa në Kosovë, shihni temperaturat

news image

Prej sot, gjatë tërë javës në Kosovë, temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlerat mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13 gradë celsius deri në 18 gradë, e maksimalet do të rriten deri në 34 gradë në pjesën e dytë të javës, raporton Prishtina Weather.

Mbi vendin tonë sot do të mbretërojë mot me diell dhe i kthjellët me erë të lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 1-4m/s. Ndërsa të mërkurën moti do të jetë i nxehtë, kryesisht me diell ndërsa do të fryej erë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe jugperëndimi 2-7m/s.

Kjo javë do të karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika e Veriut që do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell. /Sinjali/