image Kryqi i Kuq: Evakuimet e civilëve në Mariupol dhe Volnovakha nuk do të vazhdojnë të shtunën

Botë

Kryqi i Kuq: Evakuimet e civilëve në Mariupol dhe Volnovakha nuk do të vazhdojnë të shtunën

news image

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se evakuimet e civilëve nga Mariupol dhe Volnovakha, nuk do të vazhdojnë të shtunën siç ishte planifikuar.

Përmes një deklarate të postuar në rrjetin social Twitter, bëhet e ditur se kjo po ndodh shkaku i shtyrjes së operacioneve nga autoritetet ukrainase, duke përmendur granatimet e vazhdueshme ruse në zonë, raporton Gazeta Sinjali.

“Ne e kuptojmë se operacionet e kalimit të sigurt nga Mariupol dhe Volnovakha nuk do të fillojnë sot,” tha KNKK. 

“Ne mbetemi në dialog me palët për kalimin e sigurt të civilëve nga qytete të ndryshme të prekura nga konflikti”, thuhet në deklaratë. 

Rusia më herët të shtunën u akuzua për shkelje të një marrëveshjeje për dy korridoret e evakuimit nga Maripul dhe Volnovakha, teksa bombardimet vazhdonin.

/GazetaSinjali/