image Kryeministri sulmon gazetarët: Mos u besoni deklaratave të Beogradit

Politikë

Kryeministri sulmon gazetarët: Mos u besoni deklaratave të Beogradit

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, foli gjatë gjithë vikendit se si Mbretëria e Bashkuar ka dërguar armatim në Kosovë duke thënë se për këtë do të kërkojë shpjegim edhe nga Kryeministri i Britanisë së Madhe.

Për këto deklarata është pyetur sot kryeministri Albin Kurti nga gazetarët ku këta të fundit u ofenduan nga ai.

Në një përgjigje dhënë mediave, Kurti kërkoi që deklaratat që vijnë nga Beogradi të mos merren si fakte.

“Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë… e që ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë”, u tha ai gazetarëve.

Ai i rekomandoi gazetarët që informacionet të merren nga institucionet e vendit.

“Hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga ministri Mehaj, nga komandanti Jashari e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë më shumë…”, tha Kurti para gazetarëve.  

Ndryshe, Kurti dhe ministrat e tij po ndjekin një qasje arrogante ndaj mediave kur ato u bëjnë pyetje. Javën që shkoi, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla përdori gjuhë të papranueshme ndaj gazetares e cili e pyeti për punësimin e motrës, në një konferencë ku Sveçla po fliste për sulmet ndaj policisë në veri. Ai i tha gazetares se po flet “budallallëqe”.

/GazetaSinjali/