Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, është realizuar heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike (trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas) me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.
Realizimi i kësaj metode është bërë pas investimeve në Stroke Center, trajnimeve të stafit dhe blerjes së materialit që ka bërë menaxhmenti i ShSKSUK-së, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Basri Sejdiu dhe me përkrahje dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Procedura u krye pa komplikime, tek pacienti mashkull i moshës 62 vjeç, i cili kishte dorën e palëvizshme dhe këmbën e djathtë të dobësuar, pas procedurës i është kthyer menjëherë lëvizshmëria e dorës së djathtë.
Poashtu, të folurit e humbur në tërësi, kurse pas 12 orëve nga kryerja e procedurës, pacienti ka filluar të artikuloj zë dhe lëvizë lirshëm edhe me këmbë.
Kjo procedurë u mundësua si rezultat i planifikimit, projektimit, aftësimeve të realizuara në botë dhe në Zagreb Kroaci dhe bashkëpunimit ndërmjet Klinikës së Radiologjisë, Klinikë së Neurologjisë, Klinikës Emergjente dhe Klinikës e Anesteziologjisë./GazetaSinjali/