image Kryhen dy rastet e para me laparaskop në Klinikën Pediatrike

Shëndetësi

Kirurgji/ Kryhen dy rastet e para me laparaskop në Klinikën Pediatrike

news image

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, janë realizuar dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13-vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit( zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.

Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital, thuhet nga zyra për media e SHSKUK-së.

Rasti i dytë, është një pacient i moshës 10-vjeçare, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzën e tëmthit).

Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje  të mirë shëndetësore.

Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike, pasi është me invazion minimal.

Pacientët e operuar, pas operacionit  e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do të vazhdojnë  të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive, thuhet në komunikatën e Zyrës për medie- SHSKUK.

Ndryshe, përkundër sukseseve sporadike në operacione të rralla, shumë intervenime specifike pacientët kosovarë detyrohen t’i kryejnë në klinika private ose jashtë shtetit. /Gazeta Sinjali/